Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në Shqipëri qarkullojnë 500 milionë deri në 600 milionë euro të pista.
Kështu u shpreh në “Opinion” gazetarja Ornela Liperi teksa fliste për paratë informale në vendin tonë, ku sipas saj, një rol të rëndësishëm në këtë pikë kanë edhe emigrantët. Megjithatë ajo shton se këta të fundit kanë një pjesë të vogël, ndërsa shuma tjetër ka burim të paligjshëm.
PJESË NGA BISEDA:
Liperi: Emigrantët sjellin shuma të vogla parash që janë 200 apo 300 euro, pra shumë persona nga pak para. Në Tiranë pjesa më e madhe, 40% deri në 50% e parave që hyjnë mund të jenë informale. Do të thotë diku tek 500 milionë ose 600 milionë euro në vit.
Fevziu: 500 deri në 600 milionë euro në vit janë para të pista?
Liperi: Po, janë para të pista