“E vrava pa motiv”, detaje tronditëse nga vrasja e 37-vjeçares shqiptare në Itali

26 May 2022, 18:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E vrava pa motiv”, detaje tronditëse nga vrasja e
Detaje tronditëse nga vrasja e 37-vjeçares shqiptare në Itali

E vrau pa asnjë motiv. Është rrëfimi shokues i vrasësit të Brunilda Hallës, 37-vjeçares shqiptare e goditur 7 herë me thikë, ndërsa po dilte nga shtëpia e saj në Vittoria, në provincën e Raguzës.

Brunilda Halla, ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze 16 vjeçe dhe një djali 14 vjeç. Ishte ky i fundit që e pa të ëmën të mbuluar nga gjaku dhe dha alarmin. I shoqi, po shqiptar, ndodhej në punë.

Autori i dyshuar për vrasjen makabre të shqiptares është një 28-vjeçar, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes. Ata jetonin në të njëjtën zonë, megjithatë nuk ishin parë kurrë më parë, deri ditën e vrasjes. Këto janë detajet e përcjella nga mediat italiane, që citojnë dëshminë e dhënë nga autori i dyshuar para hetuesve.

28-vjeçari mesa duket kishte çrregullime të shëndetit mendor, ishte i mbyllur, i bullizuar dhe kishte akumuluar mëri ndaj të tjerëve, për shkak të sjelljes që kishin pasur në drejtim të tij. Këto duket se janë edhe pretendimet e avokatit të tij që thotë po ashtu se kohët e fundit ai mjekohej për të kontrolluar zemërimin.

“E vrava pa motiv”, detaje tronditëse nga vrasja e
Viktima duke mbyllur portën & autori me thikë në dorë (Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë)

Vrasja u filmua nga kamerat e sigurisë në zonë. 28-vjeçari iu afrua viktimës me thikë në dorë, ndërkohë që ajo po mbyllte portën e shtëpisë, për të shkuar në punë. Ai e goditi me dhjetëra herë nga pas. Më pas u largua me vrap. Diku në një rrugicë hoqi bluzën dhe mbështolli thikën me gjak duke e fshehur në një mur, më pas u kthye në shtëpinë e tij për t’u ndërruar. Karabinierët e gjetën rreth 3 orë më vonë, falë kamerave të sigurisë dhe dëshmive në vendin e ngjarjes.

Fillimisht 28-vjeçari e mohoi krimin, më pas pranoi gjithçka. Dëshmia e tij nxori në pah një fakt edhe më tronditës. Ai e zgjodhi viktimën rastësisht, pasi e pa duke dalë nga shtëpia. 28-vjeçari nuk kishte motiv, e vrau Brunilda Hallën, Bruna për ata që e njihnin, vetëm sepse i doli përpara.


Video