Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pukë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan.
Nga informacionet paraprake mësohet se i mituri rreth 11-vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës për të marrë ndihmnë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se i mituri është plagosur aksidentalisht, teksa Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.