“Pse më shtytë”/ Masakruan shqiptarin me grushta, arrestohen dy holandezët (Video)

26 May 2022, 13:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse më shtytë”/ Masakruan shqiptarin me grushta,
Ndeshja mes Romës dhe Feyenoord

Ndeshja mes Romës dhe Feyenoord mbaroi, megjithatë arrestimet ndaj tifozëve që shkaktuan trazira duket se nuk kanë ndalur.

Policia raporton se kanë arrestuar dy të rinj holandezë, konkretisht 23-vjeçarin D. B., dhe 21-vjeçarin D. H. Ata raportojnë se këta dy shtetas në bashkëpunim me të tjera persona ende të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta shqiptarin A. G., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Video