E FUNDIT/ Gjendet e vdekur në lumin Shkumbin 48-vjeçarja

25 May 2022, 22:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E FUNDIT/ Gjendet e vdekur në lumin Shkumbin 48-vjeçarja
Foto ilustruese

Një 48-vjeçare është gjetur e pajetë në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, mbrëmjen e sotme.

48-vjeçarja është identifikuar si N.H banuese në Mirakë, Librazhd.

Nga informacionet e para, dyshohet se 48-vjeçarja është vetëmbytur.

Njoftimi i policisë:
Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video