Fluturime rekord në aeroportin "Nënë Tereza", 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë

25 May 2022, 19:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fluturime rekord në aeroportin "Nënë Tereza", 20
Fluturime rekord në aeroportin "Nënë Tereza"

Kryeministri Edi Rama shkruan se UEFA ka mbetur e kënaqur nga puna e autoriteteve shqiptare.

“Fluturime rekord në aeroportin "Nënë Tereza", ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë edhe tifozët e ardhur nga Durrësi. Sa i përket kthimit, kjo mbetet një sfidë. Pas ndeshjes ka një grup që festojnë e një tjetër të mërzitur.

 


Video