Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e Ligës së Konferencës Roma-Feyenoord, tensioni vjen gjithnjë e në rritje.
Media italiane "La Gazetta dello Sport" duke iu referuar burimeve në Tiranë, raporton se tifozët e Romës kanë grabitur thikat e mishit nga disa restorante që t'i kenë për t'u përballur me tifozët kundërshtar.
Ky lajm vjen pas përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e djeshme mes efektivëve dhe huliganëve të të dyja ekipeve, ku pati dhjetra të lënduar. Gjithsesi, ditën e sotme, deri në këto momente situata ka qenë e qetë dhe nuk është regjistruar asnjë incident.
Policia dëboi 80 tifozë italianë që u përfshinë në përplasjet e dhunshme mbrëmjen e djeshme.