Tirana u kthye në një kaos mbrëmjen e djeshme, ku u regjistruan përplasje të dhunshme mes efektivëve të Policisë dhe huliganëve të dyja ekipeve, ku për pasoja pati me dhjetra të lënduar dhe shumë dëme materiale.
Sot, kur luhet edhe finalja e Ligës së Konferencës Roma-Feyenoord, në ndihmë të policisë shqiptare kanë ardhur dhe shumë efektivë të Policisë së Kosovës për një mbarëvajtje të sigurt të situatës para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani për mediat kosovare.
Po gjatë ditës së sotme, drejt kryeqytetit janë nisur efektivë nga Elbasani dhe Shkodra.