Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia kufitare e Morinës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur. Në pranga është vënë shtetasi Emiljano Kovaçi, 19-vjeç, banues në Vlorë.
Ai është kapur teksa ka tentuar të hyjë në territorin e Shqipërisë përmes pikës kufitare të Morinës. Një 15-vjeçare nga Vlora ka bërë kallëzim ndaj Emiljano Kovaçit, ku pretendon se ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Mbi Emiljano Kovaçin rëndon akuza për veprën penale Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.