Prej dy-tre ditësh Tirana zien nga tifozët në prag të finales së Ligës së Kampionëve, Roma-Feyenoord, ku nuk kanë munguar as sherret mes tifozerive apo përplasjet e dhunshme me Policinë.
Por, askush nuk e merr me mend se çfarë do të ndodhë pas finales. Një tifoz i Feyenoord ka paralajmëruar se nëse fiton ekipi holandez Tirana nuk do të jetë më e sigurt, pasi ata do të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.
“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurt. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez për Euro News Albania.