Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm Ismail Morinën, ose i njohur ndryshe si Ballist Morina, në prag të finales së Uefa Conference League Roma-Feyenoord, e cila luhet sot në mbrëmje në "Air Albania".
Lajmin e ka bërë me dije vetë faqja zyrtare "Ismail Morina - Ballisti", e cila njofton se ai është arrestuar në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm në Kukës. Prangosja e tij ka ndodhur në prag të finales së Uefa Conference League, Roma - Feyenoord.
"Sot,date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e "rILINDJES" arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës.
Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirit te lirë.
Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë! Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!" - thuhet në postimin e faqes "Ismail Morina - Ballisti".
Mbi arrestimin e Ballist Morinës policia bën me dije se ai është arrestuar pasi ishte në kërkim nga Policia e Durrësit. Gjykata e Durrësit ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Arrestimin e Ballist Morinës e ka denoncuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se prangosja e tij është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sapo Ismail Morina ka shkelur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
"Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.
Kerkoj lirimin e tij urgjent.
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.
Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.
Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb" - shkruan Sali Berisha.
Ismail Morina, ose Ballisti, u bë i njohur me ngritjen e dronit me flamurin "Autochthonous" në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi - Shqipëri.

