Përplasjet e tifozëve të Romës dhe Feyenoord-it rrugëve të Tiranës një natë para finales së Conference League kanë bërë bujë edhe në mediat italiane.
Mediat italiane shkruajnë se një numër i konsiderueshëm të plagosurish, të paktën 15 janë regjistruar sonte dhe 48 italianë janë arrestuar. Sipas italianëve nata para finales ku Roma do të luajë kundër Feyenoord-it, është kthyer në një natë lufte guerile.
Pjesë nga artikulli i tyre:
Përplasje me policinë, e cila u detyrua të nxirrte edhe armët për të mbajtur larg ultrasit, sidomos holandezët, por jo vetëm, të cilët shkuan edhe në oborrin e një prej godinave qeveritare. Gjithsej 9 oficerë u plagosën, thuajse të gjithë përfunduan në spital. Dhe finalja është ende një ditë e tërë larg.
Vigjilja e ndeshjes u parapri nga përplasja ku një 45-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodheshin një grup ultras holandez. Sipas pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja, gjatë sherrit me holandezët një shqiptar e ka goditur aksidentalisht me një karrige. Nëntë tifozë të Feyenoord u dërguan në stacionin e policisë për hetim.
Pas incidenteve që plagosën 45-vjeçarin, tifozët e Feyenoord nuk janë qetësuar, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Policia konfirmoi se ka pasur “tre raste përplasjesh”, në dy prej të cilave ka pasur përplasje, me rrahje dhe gjuajtje gurësh, mes efektivëve të rendit dhe mbështetësve nga Holanda. Incidente të tjera kanë ndodhur në një nga zonat e jetës së natës në Tiranë, disa qindra metra larg selisë së qeverisë, në rrugën Mustafa Matohiti, poshtë shtëpisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rreth 200 huliganë holandezë u përballën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe duke gjuajtur me gurë ndaj oficerëve, dy prej të cilëve u plagosën. Të tjera incidente mes agjentëve të Feyenoord dhe ultrasve kanë ndodhur pranë selisë qendrore të policisë në Tiranë, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit. Njësitë speciale të forcave të rendit kanë ndërhyrë dhe një makinë policie ka mbetur me xhama të thyer.
Por me kalimin e orëve në vendngjarje kanë hyrë edhe italianët të cilët kanë hedhur gurë duke shkaktuar dëme në makina. Dy italianë, me sa duket tifozë të Romës, janë në spital pasi janë përfshirë në përplasjet me policinë në Tiranë. Njëri ka pësuar lëndime në fytyrë, tjetri nga trauma në kokë.
Pronari i lokalit: “Përleshje se shqiptarët po bërtisnin Romë Romë”. Pronari i lokalit, ku ndodhi sherri, thotë: Gjithçka nisi kur njeriu që u rrah, për të provokuar tifozët holandezë, filloi të lavdërojë ekipin italian, duke thirrur “Romë, Romë”.
Pavarësisht tentativave të stafit tonë për të qetësuar gjakrat, ka lindur një sherr mes tre shqiptarëve, mes të cilëve edhe provokatorin, dhe tifozëve holandezë. Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që e godit me karrige dhe që e rrëzoi shqiptarin, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili në entuziazëm bëri një gabim”.