Vox News mëson ekskluzivisht se vrasja e efektivit të policisë brenda Komisariatit numër 3 mbrëmjen e së hënës ishte e paramenduar.
Pak para ndërrimit të turneve, në ambientet e Komisariatit, efektivi 25-vjeçar Ludian Zaimi i ka thënë një kolegu tjetër se Çaushit ‘i ka prerë biletën për në stadium’.
Ndonëse duket aktuale si frazë pasi më
25 maj luhet finalja e Conference League, 25-vjeçari Zaimi e ka shprehur këtë gjë në mënyrë metaforike, duke i marrë jetën kolegut 30 vite më të madh në moshë.
Ajo çka e përforcon faktin e vrasjes me paramendim nga ana e 25-vjeçarit është edhe makina e tij e ndezur që e kishte lënë gati për t’u arratisur pas krimit.
Burime të sigurta pohojnë për Voxnews se ngjarja nuk ka ndodhur nga një konflikt çasti, por kishte kohë që krimi ishte paramenduar.