Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me dëshmitë e Nuredin Dumanit për zbardhjen e shumë krimeve dhe zbërthimin e disa grupeve kriminale.
Ajo ka treguar se SPAK e ka marrë Nuredin Dumanin dhe e ka çuar në vendet ku ai ka kryer krimet duke i treguar me detaje. Gazetarja ka shtuar më tej se Nuredin Dumani ishte shprehur se pasi të vriste Talo Çelën ai do të dorëzohej dhe do të tregonte gjithçka.
"Policia nuk ka përmbushur detyrën për të ndjekur ata njerëz dhe bosë të krimit që kishte rrëfyer Nuredin Dumani. Nuredim Dumani u nxorr në pritë nga njerëzit e tij pasi ishte shprehur te bashkëpunëtorët e tij se pasi të vriste Talo Çelën do të dorëzohej dhe do të tregonte se çfarë dinte.
Në momentin që Nuredin Dumani i mbijetoj atentatit dhe shpëtoi dhe është gjallë sot me një plumb në trup dhe për informacion nëse hiqet ai plumb nga mjekët Dumani vdes dhe ai tha se dakort, ju më tradhëtuat, po unë do ju fundos. Grupet kriminale e kishin kuptuar se ai do të fliste. Po të shohësh ka diskordanca mes dëshmisë së Enrik Hoxhës, mikut që mendohet se e nxori në pritë Dumanin.
SPAK e ka marrë Dumanin me një makinë të posaçme dhe e ka dërguar në disa vend ngjarje dhe ka treguar me detaje se si i ka kryer këto krime." - tha Klodiana Lala në "A Show".