Dështon aksioni për kapjen e Laert Haxhiut, një ndër 5 më të kërkuarit nga Policia

24 May 2022, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështon aksioni për kapjen e Laert Haxhiut, një ndër 5
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, një nga 5 më të kërkuarit nga Policia Shqiptare, është parë në Lushnje, në vendin ku ishte edhe baza e grupit kriminal ku ai bënte pjesë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari i kronikës Artan Hoxha, i cili shprehet se ai është tentuar të arrestohet.

Hoxha shton më tej se policia greke kishte arrestuar një person ku dyshonte se ishte Laert Haxhiu, por pas verifikimive u kuptua se nuk bëhej fjalë për të, por për një person të ngjashëm me Laert Haxhiun.

“Laert Haxhiu.  I vetmi që ngeli nga grupi i  Lushnjës. Shumë të fuqishëm. Si Kaloshi apo Bilbili.  Padiskutim që Haxhiu është shumë i rëndësishëm. Nuk është i këtij niveli dhe që thyhet. E ka sfiduar haptazi shtetin shqiptar. Është parë para dy javësh në Lushnje. Kam udhëtuar në Athinë dhe grekët kapën një person pranë Kallamatës. Përkonte me të dhënat. U dyshua që grekët arrestuan Laert Haxhiun . Do ishte sukses i madh është një tjetër kalibër. Por rezultoi që nuk është ai i kapuri. Është me rrezikshmëri shumë të lartë.” tha Hoxha në Abc.

Laert Haxhiu është prej tre vitesh në kërkim pasi akuzohet si autor i vrasjes së dyfishtë të  Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu, ngjarje e regjistruar në vitin 2017. Ai dyshohet dhe si autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala. Gjykata e ka dënuar Laert Haxhiun me 13 vite burg në mungesë.

Për masakrën e Lushnjes në vitin 2017, GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Kur ka ndodhur masakra e Lushnjes në shënjestër ka qenë nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.


Video