Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Santorini.
Mediat greke bëjnë me dije se viktima është i moshës 29 vjeç, identieti i të cilit nuk bëhet me dije. Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motor, teksa u përplas "kokë më kokë" me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Makina drejtohej nga një 30-vjeçar.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë të dhënë për të riun nga Shqipëria, ai kishte humbur shumë gjak e nuk arriti të mbijetonte.