Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyli 48 vjeç është arrestuar pasi ka qëlluar me armë 60-vjecarin Murteza Lika teksa po konsumonin pije alkoolike me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kombinat, Tiranë.
AMP njofton se ata ishin në një bar kafe dhe Gjyli ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.
Si pasojë, Murteza Lika ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.