"Më ka fyer e ofenduar vazhdimisht", efektivit që vrau kolegun i gjenden ilaçe depresioni

24 May 2022, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Më ka fyer e ofenduar vazhdimisht", efektivit që vrau

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në komisariatin numër 3 në Tiranë ku efektivi 25 vjeçar Ludjan Zaimi vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.

Në dëshminë e tij  25 vjeçari ka deklaruar se kolegu e ka bullizuar dhe ofenduar në mënyrë të vazhdueshme, që prej një viti e gjysmë kur ai kishte filluar dhe punë në këtë komisariat.

Zaimi ka pohuar se të dy kanë shkuar rreth orës 21:20 minuta në punë. Rreth gjysmë ore para se të marrin shërbimin janë konfliktuar verbalish. Debati sipas autorit ka nisur pasi është ofenduar me fjalë fyese nga viktima.

Ai ka pohuar po ashtu se i ka kërkuar efektivit 55 vjeçar që gjërat mes tyre të sheshohehin. Prej  një viti kur Zaimi ka ushtruar këtë profesion kanë qenë në disa raste të ndryshme dhe shërbime që të dy i kanë kryer së bashku.

“Herë pas here jam trajtuar keq nga kolegë. Më ka fyer e ofenduar vazhdimisht”.

Pavarësisht sherreve që kanë pasur me njëri tjetrin, sipas të dhënave të grupit hetimor, është pohuar se në asnjë moment 25 vjeçari nuk është ankuar për problematikat mes tyre.

“Kolegët kanë qenë në dijeni të faktit se kanë pasur konflikte në lidhje me bullizimet ndaj 25 vjeçarit”.

Janë marrë në pyetje familjarët e të dyja palëve. Dyshohet se Zaimi mund të ketë pasur çregullime të shëndetit mendor, në shtëpinë e tij janë gjetur disa ilaçe depresioni. Po punohet nga ana e hetimit për të konfirmuar nëse vuante nga depresioni. Sipas ligjit nëse një polic kurohet për depresion s’duhet të kryejë shërbim.

 


Video