Roma publikon foton e eksodit masiv: Po shkojmë në Tiranë

24 May 2022, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Roma publikon foton e eksodit masiv: Po shkojmë në Tiranë

Teksa jemi vetëm një ditë nga finalja e madhe e Conference League e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, klubi i Romës ka bërë një postim të veçantë në Twitter.

Klubi i kryeqytetit italian ka shpërndarë një foto nga eksodi masivi vitit 1991, ndërsa shkruan “Andiamo a Tiranaaa” (Ikim në Tiranë).

Pak minuta më parë këtij postimi nuk i ka rezistuar as kryeministri Edi Rama, i cili e shpërdarë në rrjetin e tij social në “facebook”, ku duke qeshur shkruan “Hajdeni, hajdeni”.

 


Video