Tifozët e Fejnordit, festë të zhurmshme poshtë banesës së Sali Berishës. Banorët i lagin me ujë

24 May 2022, 08:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozët e Fejnordit, festë të zhurmshme poshtë banesës

Nisin telashet me tifozët e Conference Ligue. Problemet kanë filluar me tifozët e Fejnord.

Mbrëmjen e kaluar ata kanë pushtuar lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet. 

Ata janë grumbulluar dhe kanë nisur të pijnë birrë e të këndojnë në lokale këngën për ekipin e tyre.

Por duket se banorët në pallatin e ish-kryeministrit nuk e kanë pritur mirë zhurmën deri në orët e vona. Nga ballkonet i janë hedhur ujë dhe sende të tjera për t’i bindur që të largohen.

Situata është menaxhuar më pas nga policia.

 


Video