VIDEO+FOTO/ Tifozët holandezë rrahin një shqiptar, 8 prej tyre shoqërohen në komisariat

24 May 2022, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO+FOTO/ Tifozët holandezë rrahin një shqiptar, 8 prej tyre
Pamje nga vendngjarja

Është shënuar incidenti i parë i finales së “Conference League” në Tiranë.

Një shqiptar është rrahur nga disa tifozë të Feyenoord mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të kryeqytetit, në zonën e quajtur “9 katëshet”.

Mësohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka rënë nga karrigia. Ai ka nisur më pas të debatojë me tifozët holandezë që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se ata e kanë shtyrë. Pas këtij momenti ka nisur dhe konflikti fizik, ku shqiptari është rrahur nga holandezët.

Ai është dërguar me urgjencë te spitali i Traumës për t'u trajtuar nga mjekët. Mësohet se ai ka marrë dëmtime në kokë. Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi A. G., 45 vjeç.

Policia ka shoqëruar në komisariat tetë tifozë të Feyenoord dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Video