Gjykata e Lartë e Shqipërisë anëtarësohet në institucionin e rëndësishëm europian

24 May 2022, 18:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Lartë e Shqipërisë anëtarësohet në

Sokol Sadushi

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka marrë statusin e anëtarit të asociuar, në Shoqatën e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të Bashkimit Evropian (ACA Europe). Ky anëtarësim ka ardhur pas kërkesës zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi me fokus gjykimin administrativ, u zhvilluan në datat 23 dhe 24 maj, ku në to mori pjesë edhe Zëvendëkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i ftuar nga Presidenti i Këshillit të Shtetit të Republikës së Italisë, njëherazi dhe Presidenti i ACA Europe, Franco Frattini.

Në njoftimin e dhënë për mediat bëhet me dije se gjatë takimit mes Frattinit dhe Sadushit janë shkëmbyer mendime mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit sa më të afërt dhe të plotë të Shqipërisë në BE, një nga kushtet e së cilës është edhe garantimi i një sistemi gjyqësor efektiv dhe profesional.

Sokol Sadushi ka përshëndetur mbledhjen e Përgjithshme të ACA-Europe, si dhe ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për pranimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ne rrethin e ACA-Europe.

 

 

 


Video