Përplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhe policisë

24 May 2022, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhe

Tifozët holandezë njihen për dhunën e tyre të paprecedentë. Ashtu siç ka ndodhur në qytet tjetër ku ata kanë bërë tifozllëk, edhe në Tiranë kanë shkaktuar incidente.

Pasi rrahën një qytetar shqiptar sot pasdite, një tjetër incident është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në kryeqytet.

Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth 200 tifozë holandezë me shkopinj e gurë në duar, janë konfliktuar me policinë në rrugën “Mustafa Matohiti”, në zonën pas Piramidës, ndërsa një efektiv policie është plagosur.

Përplasja ndodhi pas policia i ndaloi tifozët dhe i ktheu pas. Ata ishin nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku ndodhen tifozët e Romës.

Përplasja ka vijuar më tej edhe tek ura e Drejtorisë së Policisë së Tiranë, ku është plagosur dhe një tjetër efektiv.

Përplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhePërplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhePërplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhePërplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhe

Përplasje të dhunshme mes tifozëve holandezë dhe



Video