Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej orës 18:00 ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.
Klan News ka fiksuar momentin e arrestimit të një tifozi të Feyenoord. Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat.
Nuk dihet arsyeja e arrestimit të këtij tifozi. Dyshohet se mund të jetë i kërkuar ndërkombëtar, i përfshirë në trazirat e mbrëmshme, ose edhe aq i pirë sa mund të ketë humbur biletën.