Policia gjen një dron ushtarak gjatë kërkimeve për kapjen e 14 të arratisurve të "Plumbit të Artë"

25 May 2022, 17:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Policia gjen një dron ushtarak gjatë kërkimeve për kapjen e
RENA dhe SPAK

14 "bosët" e krimit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë" vijojnë të jenë ende në arrati, teksa prej ditësh Policia vijon kontrollet në banesa dhe biznese për kapjen e tyre.

Sipas TV Klan, gjatë këture operacioneve, policia ka sekuestruar një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre. Grupi hetimor është duke kryer verifikimet nëse pajisja është përdorur për ndonje ngjarje.

Gjithashtu, po gjatë këtyre operacioneve mësohet se Policia ka sekuestruar dhe një makinë të blinduar.

Në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë" u lëshuan 32 urdhër-arreste, ku 9 prej tyre ndodheshin në qeli, 9 të tjerë u kapën, ndërsa 14 të tjerë janë ende në arrati. Dëshmitë e dy të të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbardhë shumë krime me pagesë të regjistruara ndër vite dhe çmontuan disa grupe kriminale.


Video