Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po transportonte punonjës të një fasonerie

26 May 2022, 07:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po

Një autobus është shkrumbuar në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, ndërsa kishte shkuar për të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani.

Përpara se të marrë flakë janë dëgjuar shpërthime, ndërsa njerëzit kanë zbritur në kohë nga autobusi.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po 

Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po Merr flakë autobusi në autostradën Fier-Vlorë, po 



Video