Vrasja e shqiptares në Itali, autori: Brunilda u vra "kot", ishte rastësi

26 May 2022, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e shqiptares në Itali, autori: Brunilda u vra "kot", ishte
Viktima Brunilda Halla

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares Brunilda Halla, 37 vjeç, në Itali. Shqiptarja e martuar dhe me dy fëmijë u qëllua në Ragusa, teksa po priste djalin të dilte nga shkolla. Mediat italiane se për krimin është arrestuar një 28-vjeçar. Akoma më tronditës është fakti se krimi duket se ka ndodhur pa ndonjë arsye.

I riu kishte probleme psikiatrike dhe ka dëshmuar se ka qëlluar personin e parë që i kishte dalë në rrugë. Ai përdori një thikë rreth 10 centimetra për të qëlluar shqiptaren të paktën 6-7 herë.

“Duket se ishte një vrasje rastësore,” tha hetuesi Fabio D’Anna. Ai tha se nuk ka lidhje mes viktimës dhe autorit. Pas krimit ai u kthye në shtëpi, ndërroi rrobat dhe fshehu armën. Hetimet po vazhdojnë.


Video