Goditet banda e trafikut të kokainës në Itali, miliona euro do i pastronin me prona në Shqipëri

26 May 2022, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditet banda e trafikut të kokainës në Itali, miliona euro do i
Foto ilustruese, policia italiane

Policia italiane ka goditur një grup të strukturuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës dhe si rezultat ka arrestuar tetë shqiptarë dhe një italian. Ata u vunë në pranga pas një hetimi disa vjeçar.

Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se shqiptarët tregtonin  drogë të llojit kokainë në Parma dhe kishin rreth 400 klientë, prej të cilëve arrinin të fitonin rreth 1 milionë euro në vit.

Pjesë e grupit ka qenë dhe një tjetër shqiptar i arrestuar në vitin 2018, të cilit i është sekuestruar një sasi e madhe kokaine në atë kohë. Gjatë aksionit ditët e fundit, policia italiane ka sekuestruar edhe 400 mijë euro.

Sipas hetimeve të prokurorisë italiane, shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.


Video