Ndryshime në qeveri, Rama rikthen zv.ministrin e Infrastrukturës (EMRI)

26 May 2022, 20:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime në qeveri, Rama rikthen zv.ministrin e Infrastrukturës
Hantin Bonati

Qeveria ka pësuar ndryshime sa i përket nivelit të zëvendësministrave. Hantin Bonati është emëruar sërish në postin e zëvendësministërit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

Bonati e ka mbajtur edhe më herët postin e zv.ministrit të Infrastrukturës, por më 2 qershor të vitit 2021 u lirua nga detyra dhe u vendos në krye të AlbControl.

Vendosja e tij në krye të AlbControl erdhi pasi situatës të vështirë në 'Albcontrol', për shkak të protestës së kontrollorëve që bllokuan trafikun ajror.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ndryshime në qeveri, Rama rikthen zv.ministrin e Infrastrukturës


Video