Shkoi në lokal të vriste kushëririn e të miturit, zbardhet dinamika e plagosjes së 11-vjeçarit në Pukë

26 May 2022, 19:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkoi në lokal të vriste kushëririn e të miturit, zbardhet
Policia, foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e të miturit në fshatin Gjegjan të Pukës. 11-vjeçari i plagosur është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se autori i plagosjes është shtetasi R. C. 17 vjeç, i cili është ende në kërkim nga policia.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në lokalin e babait të të miturit të plagosur. Sipas burimeve. adoleshenti ka shkuar me armë në lokal për të qëlluar kushëririn e 11-vjeçarit, me të cilin kishte konflikt të mëparshëm. Në momentin që nuk e ka gjetur atë ka qëlluar me armë ndaj të miturit duke  plagosur në këmbë.

Policia po punon për kapjen e 17-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video