Kush janë 5 emrat e njohur që emërohen tek bordi që menaxhon paratë për Shoqërinë Civilie

26 May 2022, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë 5 emrat e njohur që emërohen tek bordi që menaxhon
Anëtarët e rinj të bordit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar dhe disa anëtarë të rinj të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Pjesë e këtij bordi do të jenë dhe pedagogia Iris Luarasi, themeluesi i Organizatës Politike Laert Kola, shkrimtari Ylljet Aliçka, ish-deputetja socialiste Vasilika Hysi, si dhe Bashkim Muça.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi:

EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;
– Znj. Iris Luarasi;
– Z. Leart Kola;
– Z. Ylljet Aliçka;
– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video