"Informacionin ma dha Mand Çela"/ Merren peng dhe dhunohen dy të rinjtë nga Elbasani, grabitën kanabisin (VIDEO)

20 August 2022, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Informacionin ma dha Mand Çela"/ Merren peng dhe dhunohen dy
Igli Fejza dhe Mand Çela

Pothuajse çdo ditë qarkullojnë lajme në media për shqiptarë të kapur në "ferma kanabisi" në Angli, apo të dënuar nga gjykata britanike. Por, së fundmi ka ndodhur një ngjarje akoma më e rëndë.

Dy të rinj nga Elbasani janë marrë peng dhe janë dhunuar në Angli nga një tjetër shqiptar, pasi i kanë grabitur drogën. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, dy të rinjtë që janë dhunuar prezantohen me emrat Igli Fejza dhe Armand Çela, teksa nuk dihet emri i autorit.

Fejza që shihet në fillim të videos është nxirë nga sytë për shkak të dhunës që i është ushtruar, teksa Çela shihet që i janë thyer dhëmbët po për shkak të dhunës që ka marrë pas grabitjes së fabrikës së lëndëve narkotike të shqiptarit.

Ajo që kuptohet nga video është se Igli Fejza ka grabitur kanabisin në proces tharje në "shtëpinë e barit" të personit që e ka dhunuar, teksa informacionin ja ka dhënë Armand Çela.

Igli Fejza deklaron para personit që e ka marrë peng se e ka kryer grabitjen pasi kishte borxhe, ndërsa Mand Çela pranon fajin se i ka dhënë informacionin se ku ndodhej "shtëpia e barit".


Video