Tentuan të trafikonin armë drejt Kosovës, arrestohen 6 persona, operacioni i shtrirë në 3 qarqe (EMRAT+VIDEO)

20 August 2022, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentuan të trafikonin armë drejt Kosovës, arrestohen 6 persona,
Armët e sekuestruara

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia mbrëmjen e djeshme në një operacionit të shtrirë në qarqet e Kukësit, Durrësit dhe Dibrës. Ata kanë tentuar të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak drejt Kosovës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Rrugëtimi" janë vënë në pranga shtetasit:

- Rrahman Skuka, 28 vjeç, banues në Dibër;
- Bajram Shiti, 24 vjeç, banues në Bulqizë;
- Bukurosh Neziri, 33 vjeç, banues në Durrës
- Ulvi Huna, 27 vjeç, banues në Dibër;
- Hysni Hani, 59 vjeç, banues në Durrës;
- Kujtim Bajramaj, 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë,

"Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222 mijë lekësh të reja dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjashtë të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.


Video