Zhduket fëmija 14-vjeçar në Vlorë,prej 4 ditësh asnjë kontakt me familjarët

20 August 2022, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket fëmija 14-vjeçar në Vlorë,prej 4 ditësh
Policia e Vlorës

Një i mitur ka humbur kontaktet me familjarët në Vlorë. Ai është larguar më datën 16 Gusht nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më.

Nëna e të mitur ka bërë kallëzim në Polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të saj 14 vjeç.

"Shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit.


Video