Kapen me 750 g kokainë gati për shitje, prangosen dy persona, zonat ku vepronin (EMRAT+VIDEO)

20 August 2022, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapen me 750 g kokainë gati për shitje, prangosen dy persona, zonat ku
Arrestimi

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur me kokainë për ta shitur në kryeqytet. 

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Packed" janë vënë në pranga shtetasit  Artur (Mërkur) Brahimaj, 59 vjeç, dhe Ilir Ramadani, 63 vjeç, të dy banues në Tiranë.

"Në rrugën "5 Maji", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit Artur (Mërkur) Brahimaj dhe Ilir Ramadani. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video