Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat.Mësohet se mjeti ka marrë flakë, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat, i cili ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.
Bëhet me dije se Metaj kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të mundur shuarjen e flakëve.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Mjeti tip “Mercedez Benz” ka pësuar dëme të konsiderueshme.