Aksident tragjik me dy viktima pranë tunelit të Kalimashit, kush janë të rinjtë nga Tirana që humbën jetën (EMRAT)

20 August 2022, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Aksident tragjik me dy viktima pranë tunelit të Kalimashit, kush
Pamje nga aksidenti

Aksident tragjik me dy viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mirditë.

Automjeti që drejtohej nga 35 vjeçari Marsel Busho ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pasagjerët në automjet, më konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa drejtuesi i mjetit, Marsel Busho  ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” në Rrubik.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Video