Gjykata e Lartë vendos, Berisha në arrest shtëpie, Malltezi nuk kthehet në burg

5 Mars 2024, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha / Jamarbër Malltezi

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e SPAK që kërkonte kthimin në burg të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

SPAK bëri rekurs ndaj vendimit për lirimin e Malltezit nga qelia në arrest shtëpie, duket kërkuar kthimin e tij në qeli.

Po ashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë edhe kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër masës së sigurisë ndaj tij. Berisha do vijojë të qëndrojë në arrest në shtëpi.

Si Berisha dhe Malltezi hetohen nga SPAK për aferën me ish-kompleksin Partizani, me akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.


Video