Nis seanca për Fredi Belerin në GJKKO, SPAK kërkon 2.6 vite burg

5 Mars 2024, 13:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri

Seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash, nisi rreth orës 13:00 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

Në ambientet e GJKKO-s, mbërriti Beleri dhe avokati i tij, shoqëruar edhe nga mbështetës.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove.

Nis seanca për Fredi Belerin në GJKKO, SPAK kërkon 2.6 vite burg
Avokati i Belerit duke hyrë SPAK

Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Nis seanca për Fredi Belerin në GJKKO, SPAK kërkon 2.6 vite burg
Përfaqësuesi i Ambasadës Greke

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

VIDEO: Vangjel Dule duke hyrë në SPAK 

 



Video