Bleu 8 vota për 40 mijë lekë, Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me 2 vite burg, për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.
Ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1.6 vite burg që i konvertohet në shërbim prove.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ndërsa Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën që u mbajt më 28 shkurt kërkuan pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.
Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke por dhe medias së shtetit fqinj apo mbështetës të tij nga Himara. Këta të fundit kanë reaguar duke thirrur në seancë Turp! Turp!
Ndryshe nga herët e tjera kur ka preferuar të jetë vetë e pranishme ambasadorja greke, sot ka dërguar një përfaqësues. I pranishëm është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.