VIDEO / Ra nga kati i dytë i hotelit, momenti kur zjarrfikësja shpëton vajzën nga çatia e lokalit në Durrës (DETAJE)

5 Mars 2024, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i shpëtimit të vajzës

Ky është momenti kur zjarrfikësja dhe policia shpëtojnë një vajzë në qytetin e Durrësit, që dyshohet se e hodhën nga kati i dytë i një hoteli.

Për fat të mirë vajza ka rënë në tendën e një lokali ngjitur me godinën e Prefekturës në qytetin bregdetar, duke shmangur lëndimet e rënda.

Paraprakisht dyshohet se atë e ka hedhur një djalë me të cilin ndodhej në hotel, ndërsa një tjetër version është se mund të jetë vetëhedhur për të shmangur përplasjen fizike gjatë një sherri.

Personi i dyshuar se mund ta ketë shtyrë është ndaluar tashmë nga policia, ndërsa blutë e Durrësit po hetojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.




Video