Florjan Binaj ironizon televizionet “e mëdha”: Ai s’mund të dalë se nuk punon më këtu

1 June 2022, 19:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florjan Binaj ironizon televizionet “e mëdha”: Ai s’mund
Florjan Binaj

Aktori Florjan Binaj është një nga mbështetësit e "flaktë" të kauzës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe së fundmi ka njoftuar se do të organizohet të shtunën në Tepelenë koncerti "Vjosa Forever".

Por, përmes një reagimi në InstaStory tregon se emisionet e televizoneve "të mëdha" nuk kanë pranuar të flasin për këtë gjë, me arsyetimin se ai ka punuar më parë aty apo se del diku tjetër. Binaj i ironizon më tej duke u shprehur se ato kanë marrë notën 10 në lëndën e servilizmit politik.

"Falenderoj të gjitha televizionet "e mëdha" që nuk pranuan të flisnin në emisjonet e tyre për koncertin Vjosa Forever që do organizohet të shtunën në Tepelenë me arsyetimin:

- Ai s'mund të dalë këtu se nuk punon më këtu ...
- Ti s'mund të vish këtu se ke dalë aty ...
- Ajo s'mund të dalë atje të dalë edhe te ne ...

Ju lumtë! Morët notën 10 në lëndën e servilizmit politik!!! Vjosa do rrjedhë gjithsesi, gjithmonë!" - shkruan aktori në reagimin e tij.

Florjan Binaj ironizon televizionet “e mëdha”: Ai s’mund


Video