Tonelata drogë drejt Italisë, SPAK kërkon 128 vite burg për 8 prej të pandehurve të operacionit “Shpirti”

1 June 2022, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tonelata drogë drejt Italisë, SPAK kërkon 128 vite burg për
Droga e kapur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë ditën e sotme pretencën për tetë prej të pandehurve të operacionit “Shpirti”. Për tetë të pandehurit e arrestuar në Qershor të vitit 2020 SPAK ka kërkuar dënimin me burg.

Më konkretish SPAK kërkon:

- 20 vite burg për Ilirjan Duçellarin 
- 18 vite burg për Mariglen Duçellarin
- 15 vite burg për Aurel Kalarin
- 15 vite burg për Kleo Bregun
- 15 vite burg për Orhan Duçellarin
- 15 vite burg për Julian Bejdollarin
- 15 vite burg për Rexhino Muçajn
- 15 vite burg për Alban Koshi

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të akuzuarit ishin të përfshirë në rrjetin e trafikut që u godit gjatë operacionit italo-shqiptar, ku u bllokuan 3.5 ton drogë. Aktiviteti i tyre kriminal ishte i shtrirë në Bari, Puglia dhe në Shqipëri. Droga dërgohej në Itali në rrugë detare, ku mënyra më e përdorur  ishte ajo mes Vlorës dhe Puglias me gomone oqeanike. Provat që ka arritur të sigurojë antimafia italiane dhe strukturat e policisë në vend, tregojnë se kemi të bëjmë me një organizate të fuqishme kriminale me bazë në Vlorë.


Video