Policia e Sarandës ka arrestuar edhe tre biznesmenët Fredi Mërkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, pasi akuzohen se kanë përfituar nga tjetërsimi i sipërfaqes prej 10 mijë metra katror tokë shtetërore në qytetin bregdetar dhe më pas kanë ndërtuar aty. Sipërfaqja tokësore, para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, lulishte, për qytetin e Sarandës.
Më herët uniformat blu vunë në pranga dhe drejtorin e Urbanistikës të Bashkisë Sarandë, Pandi Zhonga, juristja e ASHK Sarandë, Rovena Alikaj dhe noteri Aleko Anagnosti.
Ata dyshohet se përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kanë tjetërsuar tokën shtetërore prej 10 mijë metra katror tek biznesmenët.