Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderi me vlerë fondi limit 388 milionë lekë për akomodimin e mjekëve dhe infermierëve turq që do shërbejnë në Spitalin Memorial në Fier.
Sipas njoftimit, shkak për anulimin e tenderit është bërë në zbatim të nenit 98 të Ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, me justifikimin se në fazën e parë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme. Hoteli fitues, ku do akomodohen mjekët turq, duhet të kishte disa kushte, ndër to edhe stafi që të dinte anglisht.
Nga buxheti i qeverisë shqiptare janë planifikuar të harxhohen rreth 300 mijë euro për fjetjen e stafit turk për një periudhë njëvjeçare. Sipas kontratës së publikuar, maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë 38.
Përveç akomodimit, stafi turk përfiton një shpërblim mujor nga shteti shqiptar, i cili është trefishi i pagesë së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.