Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri kanë pësuar sërish rritje. Bordi i transparencës ka vendosur ditën e sotme se çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
Shitja me pakicë e çmimit të benzinës do të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër. Sa i përket gazit, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 90 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi prej orës 18.00 të ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.