Kujdes! Do gjobiteni nga kjo shkelje në rrugë. Në 24 orë e kanë pësuar 148 shoferë (Video)

1 June 2022, 18:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujdes! Do gjobiteni nga kjo shkelje në rrugë. Në 24 orë e
Kujdes! Do gjobiteni nga kjo shkelje në rrugë

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur plot 148 gjoba për 24 orët e fundit për një shkelje që me shumë mundësi e bëjnë shumë shoferë, pasi nuk e dinë.

“Kujdes!

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

#Drejtomjetinmekujdesrespektorregullateqarkullimitrrugor!”, njofton Policia Rrugore e Tiranës.


Video