EMRI / I shpallur në kërkim për vrasje, vetëdorëzohet 24-vjeçari në Shkodër

5 Mars 2024, 16:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia në Shkodër njofton se është vetëdorëzuar në komisariat një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje.

Klodian Mhilli dyshohet për përfshirjen në  vrasjen e Valter Fjerzës, krim i regjistruar në shtator të vitit të shkuar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të autorësisë së  ngjarjeve kriminale të ndodhura, si rezultat i kontrollit të territorit për kapjen e  shtetasve në kërkim të dyshuar si autorë të tyre, si dhe falë negociatave të vazhdueshme ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe familjarëve të një 24-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasi:

-K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit V. F., kryer më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri.


Video