Aksident i frikshëm në Selitë / Përplasen tre makina, rëndohet trafiku (FOTO-VIDEO)

5 Mars 2024, 16:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Selitë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, tre makina janë përfshirë në aksident duke pësuar dëme të konsiderueshme, siç dallohet edhe nga pamjet, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë zonë.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë mburritur në vendngjarje, si dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe normalizimin e trafikut.

 

 





Video