Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lushnjë-Berat.
Burime bëjnë me dije se automjeti tip "Toyota" me targa "AB249CY" ka përplasur 65-vjeçarin Ilmi Murati nga fshati Barbullinjë, i cili po udhëtonte me biçikletë.
65-vjeçari është transportuar me urgjence në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake i aksidentuar Murati i ka dalë para mjetit me biçikletë i cili nuk ka mundur ta shmangë pasi kishte një tjetër automjet përballë.